Pas ndeshjeve të djeshme në Champions League, UEFA ka bërë një rifreskim të listës sa i përket ekipeve më të mira në Europë. Në vendin e parë qëndron Manchester City, ndërsa pas saj vjen Bayern Munich, Chelsea, Liverpool dhe Real Madrid.
PSG qëndron në vendin e 6, ndërsa Juventusi, është ekipi italian më i mirë duke mbajtur vendin e 8. Pas kualifikimit të djeshëm, Inter ka bërë një hap para duke kaluar Romën për të marrë vendin e 10 si ekipi më i mirë në Europë. Nga ana tjetër, Milani është “i zhdukur” në listë pasi ndodhet në vendin e 35. /Sport Ekspres/