Renditja e Superiores/ Si të zgjidhej me dorë nga Tirana, Bylisi po shkon drejt fundit

Sot u luajt edhe java e 25 e Superiores, që solli edhe ndryshime të rëndësishme në renditje. Tirana është edhe ekipi që ka përfituar më shumë nga dita e sotme, teksa ka thelluar diferencën në krye të renditjes. Rezultatet e sotme bëjnë të duket sikur bardheblutë të kishin zgjedhur me dorë fatin e takimeve.

Një fitore 0-2 në fushën e Flamurtarit për Tiranën i shoqëruar me barazimin e Kukësit dhe humbjen e Partizanit bënë të mundur shkëputjen e bardhebluve në vendin e parë. Këta të fundit tashmë janë 6 pikë më tepër se Kukësi i vendit të dytë dhe plot 12 pikë sipër rivalëve të tyre të qytetit, Partizanit.

Ndërkohë një fat i keq ka përndjekur edhe Bylisin. Nga surpriza e Superiores në dy fazat e para, tashmë mallakastriotët po i drejtohen më tepër zonës së ftohtë. E kundërta vlen për Laçin, që ka hedhur një hap të madh pas fitores me Byslisin ditën e sotme dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditje. Një pozitë e tillë i dërgon kurbinasit në onën europiane, që është edhe objektivi i tyre për këtë sezon./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *