Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me sfidën AF Elbasani – Teuta. Në stadiumin “Elbasan Arena” fituan të zotët e shtëpisë me rezultatin e thellë 3-0.
Po dje u zhvillua edhe takimi Bylis – Dinamo City. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi triumfoi në fund me rezultatin minimal 1-0.
Të dielën u luajtën edhe tre ndeshjet e tjera të javës së dytë. Egnatia triumfoi në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 2-1. Partizani mori fitoren e parë të këtij sezoni, pasi mundi 2-1 Skënderbeun në stadiumin “Arena e Demave”.
Ndërsa klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana, në “Loro Boriçi” u mbyll në barazim 2-2.