Renditja e Superiores/ Erzeni arrin me pikë Vllazninë, Bylis rrezikon shumë dhe Kastrioti fillon të ndiejë shkëputjen

Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 25 të Superiores. Së fundmi ishte Erzeni që arriti të fitonte me shifrat 2-1 ndaj Egnatias në një duel dramatik. Pas këtij suksesi, djemtë e Kapllanit e shohin veten në vendin e 4 të Superiores me 36 pikë, po aq sa Vllaznia.

Nga krahu tjetër Kukësi fitoi 2-0 ndaj Bylisit. Ballshiotët e shohin veten në vendin e parafundit të Superiores dhe të rrezikuar për rënien nga Superiorja. Kastrioti mori një pikë shumë të vlefshme ndaj Teutës pasi luajti për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë në atë barazim 1-1, por krutanët janë 6 pikë larg vendit të Play Out, Lacit dhe kanë zhvilluar një ndeshje më tepër. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *