Renditja e grupit/ Polonia bën “cirk“ me San Marinon dhe i shënon 7 gola, i merr vendin e dytë Shqipërisë

Polonia bën “cirk” ndaj San Marinos, duke e kthyer ndeshjen totalisht në një seancë stërvitore. Skuadra kundërshtare e Shqipërisë për vendin e dytë shënoi 7 gola ndaj San Marinos, ku dy prej tyre u shënuan nga i përhershmi Robert Levandovski. San Marino shënoi golin e parë në fazën eleminatore, por nuk mund të bënte asgjë për të ndalur uraganin polak.

Me këtë fitore Polonia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve dhe shkon me motivim të lartë ndaj Anglisë, ku do të kërkojë të marë pikë në shtëpi. Ndërkohë Shqipëria renditet e treta me një pikë më pak se polakët./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ifast222/status/1434628574183632899

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *