Renditja e grupit/ Hungaria nuk i bën ballë makinerisë angleze, Polonia e mbërrin pas fitores me kuqezinjtë

Kundërshtari i Shqipërisë, Hungaria, ka humbur ndaj Anglisë me rezultatin 0-4. Vendasit nuk ishin aspak te fuqishëm për të ndalur makinerinë e golave ana e nënkampionëve të Europës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Në të dytën anglezët u hodhën totalisht në sulm, ku Sterling gjen rrjetën në minuën e 55-të.

Harry Kane dyfishon shifrat në të 63-tën, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë Maguire e çon rezultatin në 0-3. Rice shënoi golin e fundit të takimit, ndërsa Anglia nuk njeh kundërshtar dhe ecën e sigurtë në vendin e parë, në kuotën e 12 pikëve. Më tej Hungaria e Polonia e ndjekin me nga 7 pikë, një më tepër se Shqipëria./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *