Ndonëse nuk ka pasur futboll kombëtaresh në muajin janar, Shqipëria e ka fitar edhe një vend në renditjen mujore të FIFA-s.
Tashmë jemi në vendin e 59-të, pasi ka zbritur në renditje Algjeria.
Një vend më lart edhe Kosova, sepse tashmë është e 177-ta në botë, duke kaluar Belizen, që ka pësuar rënie në krahasim me një muaj më parë.
Asnjë ndryshim në krye, me Gjermaninë që kryeson renditjen botërore, ndjekur nga Brazili, Portugalia e Argjentina.