Kush e ka pasur si ide, duhet pushuar nga puna me shpejtësinë e dritës, sepse ide më qesharake dhe idiote zor se gjendet.
Kompania amerikane Burger King, e famshme për produktet fast-food anembanë botës, doli me një fushatë publicitare aq skandaloze, saqë u detyrua ta ndalte dhe ta hiqte nga qarkullimi, duke kërkuar falje publike.
“Si pjesë të fushatës së vet për përgjegjësi sociale, Burger King ofron një shpërblim për femrat ruse që do arrijnë të mbeten shtatzëna me yjet e futbollit. Çdo femër do marrë 3 milionë rubla (rreth 40.000 euro) dhe një abonim të përjetshëm për hamburger Whopper. Forca, besojmë te ty!”.
Burger King promises $50,000 and lifetime whopper supply for Russian women able to get pregnant from any football celebrity (to transfer good genes to Russia) pic.twitter.com/su8lyfkt6N
— English Russia (@EnglishRussia1) June 19, 2018
Pasi u doli pija, ose çfarë dreqin kishin pirë, te Burger King e kuptuan që ishte një gafë tragjike dhe dolën me një ndjesë publike: “Kërkojmë falje për deklaratën tonë, që rezultoi tepër ofenduese”, shkruan Burger King.
Po ta bënin në Amerikë atë reklamë, Burger King do përfundonte në turrën e druve dhe falimentimi do ishte më e pakta që do u ndodhte. Botë e çmendur!