“Rejën e morëm për eksperiencë, por më çuditi“, Zmijani: Broja nuk po e bën ende Sokol Kushtën

Hysen Zmijani ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka analizuar Kombëtaren shqiptare. Ish-futbollisti shqiptar kërkon të krijohen më tepër hapësira për të shfrytëzuar aftësitë që zotëron Armando Broja. Zmijani kritikon mungesën e profesionalizmit në ndeshjen kundër Islandës, ndërsa gabimet fatale në mbrojtje i cilëson si të pafalshme, aq më tepër kur ky brez lojtarësh luan në kampionatet më të rëndësishme të Europës.

“Prandaj futbolli është i bukur. Po mendove vazhdimisht që ekipet e mira fitojnë, nuk bëhet interesant. Gjithmonë kemi kritika, kur nuk del ka edhe më shumë. Izraeli në pjesën e dytë ishte tjetër Izrael. Rejën e kemi marrë për eksperiencën, sepse e ka të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë nuk dëftoi eksperiencën e tij. Pjesa e parë kishte shumë për të folur për Kombëtaren. Kishte intensitet nga të dy ekipet. U bë një lojë e bukur. Ishim superiorë, por nuk e shfrytëzuam. Kjo është ajo që më bëri çudi, eksperienca e Rejës.

Broja nuk doli asnjëherë në hapësira. Me atë shpejtësi që ka dhe me atë teknikë që ka, ne duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë atë djalë, por nuk i krijuam hapësira. Prandaj nuk u duk, sidomos në pjesën e dytë. Më vjen keq për Brojën, që nuk u dukën aftësitë e tij.

Mbrojtësi i djathtë nuk është i keq. Është me këmbë në tokë, di kur të dali. Ka pasimin, ka edhe intuitën. Më vjen keq për Hysajn, sepse nuk po ia gjen vendin tamam. Është pak i turbullt që po e ndërron vendin vazhdimisht. Nuk e shoh në krahë të majtë.

Me Izraelin e kanë pasur vlerësimin, ndoshta me Islandën jo. Ajo më habiti, serioziteti i tyre, profesionalizmi i tyre, që nuk ishte kurrkund. E kishin marrë me apatizëm, por ndëshkoi. Po ta kishim një tre pikësh atje edhe moralisht do të ishte ndryshe. Gabimet në mbrojtje? Kjo nuk i falet. Te profesionalizmi këto shihen me detaje. Pavarësisht se në kohën tonë ka qenë kohë tjetër, ndërsa sot këta luajnë me ekipe të mëdha. Është vetëbesimi i tepërt. E qarkullojnë më shumë se duhet. Nuk e kemi akoma një që e merr një hap më tepër. Nuk kemi akoma një për njëshin. Për shembull në kohën tonë kemi pasur Sokol Kushtën, sot nuk e kemi një të tillë. Broja ka aftësitë e tij, por nuk po del. Nuk shoh lider, përveç Berishës me eksperiencën e tij. Luajnë me ekipe të mëdha, por nuk e kemi një Sul Demollari të dikurshëm. Kur shkonte topi te ai, ne presim diçka më tepër se sa kaq”, ka thënë Hysen Zmijani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online