Reja shpresonte edhe te skualifikimi i Turqisë, Erdogan hidhet në sulm: Diskriminim ndaj nesh!

Turqia është vendosur në qendër të vëmendjes pas sjelljes dhe mënyrës festimit të golave në përballjet me Francën dhe Shqipërinë. Në të dyja rastet, lojtarët kanë festuar me dedikimin ushtarak, duke përshëndetur luftën në Siri ndaj kurdëve.

Kjo nuk është pëlqyer aspak nga vendet e tjera europiane, që janë kundër kësaj lufte. Pastaj kur flitet edhe për promovimin e saj në futboll, merr një natyrë edhe më të rëndë. Shumë është përfolur për dënimet e Turqisë, ndërsa edhe vetë trajneri Reja u shpreh se shpresonte edhe një përjashtim të mundshëm.

Por ndërsa nuk është dhënë ende vendimi, presidenti i Turqisë, Erdogan, ka sulmuar këto zëra që kanë dalë kundër Kombëtares: “Sportistët që përfaqësojnë vendin tonë janë victim të një fushate që nga nisja e operacionin. Hedhim poshtë qëndrimin diskriminues, të padrejtë dhe politik ndaj Kombëtares dhe klubeve tona”, u shpreh Erdogan gjatë një konference të mbajtur në “Ankara”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online