Shqipëria do të luajë ndaj San Marinos në mbrëmjen e sotme, ndërsa për kuqezinjtë nuk duhet llogaritur gjatë kjo fitore. Trajneri i Kombëtares modeste, Varella, ka vlerësuar lart kuqezinjtë. Në konferencën për shtyp, tekniku është shprehur se Shqipëria është në nivelin e Polonisë dhe i sheh kuqezinjtë si ekip i madh.
A e pret një tjetër humbje me goleadë, ashtu siç ndodhi me shifrat 1-7 ndaj Polonisë? Nuk do të ishte çudi që të ndodhte. Trajneri Reja po përgatit formacionin ideal për të shkatërruar San Marinon. Tekniku i Kombëtares duket se do të jetë në të njëjtën linjë me opinionin sportiv për të kaluar Hysajn në krahun e majtë dhe për të lënë sërish Dokën në të djathtin, pasi ndaj Hungarisë shkëlqeu dhe tejkalonte mbrojtësin shkodran.
Nga krahu tjetër në mesfushë do të provohen të dy lojtarët së bashku, Nedim Bajrami dhe Keidi Bare. Në ndeshjet “e vërteta” do të ketë vend vetëm për një prej tyre, por sërish mbetet për t’u parë sesi do të koordinohen së bashku. Dilema më e madhe mbetet sulmi teksa Uzuni është lojtari i vetëm i konfirmuar. Por kush do të mbajë sulmin me të? Trajneri Reja ka balotazh mes Manajt dhe Brojës, ndërsa ende nuk është zgjidhur dilema. /Sport Ekspres/