Shqipëria do të luajë kundër Andorrës në mbrëmjen e sotme për të përmbyllur këto kualifikuese. Shumë dëmtime dhe skualifikime për shkak kartonësh te Shqipëria, që nga ndeshja e fundit me Anglinë, pritet që të ketë vetëm Hysajn dhe Uzunin. Sa i përket sulmit, Reja është pa Armando Brojën dhe Sokol Cikalleshin, ky i fundit i ndëshkuar nga kartonët.
Për këtë arsye trajneri është i kushtëzuar për t’i besuar nga minuta e parë dyshes Myrto Uzuni-Taulant Seferi. Të dy këta lojtarë kanë shumë cilësi dhe japin gjithçka për fanellën, por nuk kanë marrëdhënie të mirë me gjetjen e golit. Ndërkohë sa i përket mbrojtjes, do të jetë tërësisht e re. Ardian Ismajli nuk mund të luajë për shkak kartonësh, ndërsa Veseli ka ndierë shqetësime. Në prapavijë do ta nis si titullar Mihaj-Dërmaku dhe mbrojtësi i Tiranës, Hoxhallari. /Sport Ekspres/