“Reja i ka “ngrënë hakun” Uzunit”, flet Nevil Dede: Luan në nivele të larta, kush e di si do ishin zgjedhjet nëse…

Nevil Dede ishte i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa po diskutohet për Kombëtaren, Dede ka prekur edhe temën për Myrto Uzunin. Në bazë të vlerësimit të tij, Reja ka bërë padrejtësi ndaj futbollistit të Ferencvarosh duke e lënë në stol.

“Uzunit i ka ngrënë hakun Reja, troç. Ne duhet të bëjmë diçka më shumë për t’i rritur futbollistët. Kishim fatin që kishim tre lojtarë më pak për shkakun e kartonëve që mbërritëm në këtë formacion. Nuk e dinim se kush do të ishin zgjedhjet e Rejës.

Ka dy vite që luan në nivele të larta në Champions League. Kjo tregon nivelin e këtij lojtari. Përse ne pëlqejmë Gjimshitin? Pasi luan në këto nivele. Armando Broja luan në Angli, kemi shumë më tepër cilësi nga koha e De Biazit”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *