Teksa te “Procesi Sportiv” ishte momenti për t’u diskutuar rreth arbitrave, Redi Jupi ka zbuluar edhe rrogën që marrin kryesorët në ndeshjet e Superiores. Kështu, sipas Jupit, investohet shumë në këtë pjesë dhe pagesa shkon te 45 mijë lekë të reja për ndeshje.
“Për ato pak para që ka futbolli ynë, investohet shumë te arbitrat. Ata paguhen rreth 45 mijë lekë për ndeshje. Kjo është vërtet një shifër e madhe, duke parë pagesat që merren në Shqipëri në sektorët e tjerë të jetës, pra një profesor apo mjek. Këtu te ne ka ende arbitra me punë të dyfishtë”.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Lorenc Jemini: “Pra t’i vërtet mendon se arbitrat tanë po paguhen shumë? Po a e di ti sesa ka gjykuar arbitri më i mirë në Superiore deri tani? Duhet t’i dish shifrat e sakta, pasi nuk ke njohuri”, ka thënë Jemini. Ndërkohë kur e ngacmojnë për një rikthim që të gjykojë sërish në Superiore, është shprehur: “Numrin tim ju e keni. Unë vij që të arbitrojë për ato ndeshjet më të vështira dhe pa lekë. Nuk mundet që presidenti i ekipit të vij te mua”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/