Sulmuesi i Aintrahtit të Frankfurtit Ante Rebiç ishte njeriu i ndeshjes për Kroacinë në triumfin historik ndaj Argjentinës.
Goli i tij vendosi praktikisht fatet e ndeshjes, sepse me pas Argjentina u shkërmoq dhe sfida u mbyll me triumfin ballkanas.
Pas ndeshjes Rebiç kishte në plan të ndërronte fanellën me Lionel Mesin, por nuk e bëri diçka të tillë.
Për mediat kroate Rebiç ka zbuluar arsyen: “Doja të ndërtonim fanellën, ma kishte kërkuar si ndër një mik që është tifoz i Mesit. Megjithatë, nuk e ndërruam për shkak se u mërzita me sjelljen e argjentinasve. Ata nuk treguan Fair-play, ishin jo korrekte dhe në fundin e ndeshjes nisën të kryenin faulle shumë të rënda. U zhgënjeva nga sjellja e tyre, në fund fituesit i shtrëngohet dora”.