Realizoi gol në elitën e Greqisë, Andoni: Do të bëjmë miqësi me Teutën, goli dhe fitorja jonë edhe për ta

Fatjon Andoni është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, pasi herë pas here mediat e kanë sygjeruar për të qenë pjesë e Kombëtares. Sulmuesi që luan me Ael Larissa, pjesë e së cilës është edhe Ergys Kaçe, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Volos.

Andoni gjeti golin e parë dhe të barazimit të përkohshëm nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas mbarimit të takimit, sulmuesi është shprehur për “NOVA”: “Shqipëria është vendi im i origjinës dhe unë i dua të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Ata po kalojnë vështirësi tani dhe ishte një tronditje. Jetët nuk kthehen më. Unë gjithashtu do të doja të ndalem në miqësinë që do të bëjmë me skuadrën e Durrësit. Futbolli është njerëzim. Goli që shënova dhe loja jonë sot shkon edhe te ata. E tmerrshme të kërkosh njerëz në rënoja”, ka thënë Andoni. /Sport Ekspres/