Reali i Madridit goditet nga pandemia, rezulton rasti pozitiv dhe zbulohet emri i lojtarit

Reali u shpall kampion i Spanjës për herë të 34-të, duke u kthyer kështu të fuqishëm pas një periudhe rënie në kohën kur u largua Cristiano Ronaldo. Përkundër kësaj feste të madhe në shtëpinë madrilene, klubi ka marrë një lajm mjaft negativ ditën e sotme. Sulmuesi i kësaj skuadre, Mariano Diaz ka dalë pozitiv me Coronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqa zyrtare e Real Madrid në Twitter, e cila me anë të një postimi ka deklaruar se Mariano tashmë është izoluar në shtëpi.

“Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv. Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij”, ishte postimi i Real Madridit mbi gjendjen e lojtarit. Gjithastu mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai nuk është stërvitur sot me bashkëlojtarët e tij. Mbi të gjitha  është raportuar se lojtari nuk ka patur kontakt fizik me shokët e skuadrës për 1 javë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online