Portieri i Romës, Alison Beker është nga më të kërkuarit në këtë merkato vere. i ndodhur me kombëtaren e Brazilit, Alison hodhi dritë mbi të ardhmen e tij. “Do të vendos për të ardhmen time para botërorit. Aktualisht, nuk di se çfarë do bëhet. Jam shumë krenar që skuadra si Real Madrid e Liverpul kanë shfaqur interes për mua, pasi janë dy klubet që luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve. Do të diskutoj me agjentin tim dhe para botërorit do të marr një vendim përfundimtar”,- u shpreh gardiani brazilian. Sipas medieve, Liverpuli jep 65 milionë euro, ndërsa Reali ndalet te 60 milionë euro.