Realdo Fili flet hapur: Krenar për interesimin e Vllaznisë, nder që më krahasojnë me Duron

Realdo Fili është një prej elementeve më të mirë të Luftëtarit, ndërsa në merkaton e janarit do të kërkohet nga disa skuadra. Bluzinjtë do të kenë vështirë që ta mbajnë, ndërsa më afër duket të jetë Vllaznia.

Në një intervistë me “Emir Vajushin”, Fili e ka thënë hapur interesimin që ka pasur nga Shkodra, duke u ndierë krenar për këtë fakt. Gjithashtu një pëlqim ka edhe për krahasimin me Klodian Duron në kohën kur ky i fundit ishte futbollist.

“Fillimi i kampionatit ishte shumë i mirë në aspektin personal. Po shënoja dhe kisha shpresë se do të ecnim mirë, por fatkeqësisht gjërat rodhën ndryshe për ne. Është e vërtetë që Vllaznia ka shfaqur interes për mua. Ndihem krenar për këtë fakt pasi dihet se kush është Vllaznia në futbollin shqiptar. Por kam pasur edhe shumë oferta të tjera gjatë kësaj periudhe. Është nder për mua që krahasohem me Klodian Duron pasi është një ndër më të mirët që ka pasur futbolli shqiptar dhe tregon respektin për punën time”, ka thënë Fili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online