Esin Hakaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Teutës. Mbrojtësi shkodran u përfol për një transferim jashtë vendit, megjthatë diçka e tillë nuk do të ndodhë. Klubi durrsak ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku deklaron se mbrojtësi do të qëndrojë në Durrës edhe për edicionin e ardhshëm.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se futbollisti Esin Hakaj do të vazhdoj bashkpunimin me KF Teuta.
Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në median e shkruar apo vizive me një largim të mundshëm të tij në drejtim të kampionatit zvicerjan (Lugano) në këtë merkato. Klubi i Futbollit Teuta konfirmon se Esin Hakaj do të vazhdoj të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm”, përfundon postimi i Teutës.