Roma do të përballet ndaj Juventusit në ditën e sotme dhe në formacionet e mundshme që janë publikuar nga mediat italiane, Marash Kumbulla do të kishte mundësinë që të luante nga minuta e parë. Pas ndëshkimit me karton të kuq të Mancinit në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, Kumbulla ishte i vetmi që mund të merrte vendin e lënë bosh.
Por Murinjo ka menduar për tjetër zgjedhje. Në formacionin zyrtar të ndeshjes shihet se vendin e ka marrë Cristiante që në fakt është një mbrojtës i improvizuar, pasi preferon rolin e mesfushorit. E në një kohë që mediat italiane janë të sigurta se Marash Kumbulla do të qëndrojë te Roma edhe pas janarit, situata duket shumë e pakuptueshme. /Sport Ekspres/