Një rast i padëgjuar ka ardhur nga ekipi i njohur i futbollit në Brazil, Palmerias. Këta të fundit arritën që të dilnin në vendin e tretë në kampionat gjatë sezonit të fundit dhe fituan Copa Libertadores. Së fundmi Leila Pereira është presidentja e re e skuadrës së Palmerias dhe vetëm pak orë pasi gjithçka u kuptua dhe u zbulua llogaria e saj bankare, tifozët dërguan shuma të mëdha në adresën e saj, duke i kërkuar në mënyrë tërësisht origjinale që të blejnë një sulmues. Madje situata ka shkuar deri aty aq sa Pereira ka kërkuar që gjithçka të ndalet.
“Mbrëmë, pasi u zbulua adresa ime bankare, mora qindra kërkesa për transferime parash në internet. Është e mahnitshme. Kur e pashë, mendova se isha su.lmuar nga hakerat. Por si mund të sulmohem nga hakerat nëse ata transferojnë para në llogarinë time? Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Ka tifozë të Palmeiras që paguajnë para në llogarinë time që të mund të sjellim një sulmues të ri. Madje në komente kanë shkruar se kë duan të sjell. Është e paprecedentë”, tha Leila, gruaja e parë që fitoi zgjedhjet për presidente të një klubi futbolli brazilian. /Sport Ekspres/