Rasti i Adnan Januzaj/ Për Kombëtaren ndihet belg, por femrën në krahë e ka prezantuese shqiptare

“Ndihem belg”, kështu do të shprehej Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare kur flitej për Kombëtaren. Vendi nga e ka prejardhjen mohohet kur bëhet fjalë për suksesin personal, pasi Belgjika do t’i jepte më shumë mundësi për të bërë jehonë në arenat e Europës.

E megjithatë sado të fshihet prejardhja, thjeshtë nuk mundet. Femra e cila gjendet në krahë të Januzajt është po ashtu shqiptare. E siç ndodh në shumë raste, ka histori dashurie mes një sportisti dhe një prezantuese sportive.

“Prive.al” ka siguruar fotot ku Januzaj dhe Arta Nikaj gjendeshin në të njëjtin vend për pushime, në Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku kanë shkrepur edhe foto. /Sport Ekspres/