Rashica-Itodo-Keko! Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, Brdariç mbi të gjithë

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin e javës dhe trajnerin më të mirë të javës së 14-të të kampionatit “Abissnet Superiore” pasi analizuan 5 ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Sipas trajnerëve, portieri i javës është ai i ekipit të Partizanit, Pano Qirko. Vllaznia ka dy lojtarë në mbrojtje, Melos Bajrami dhe Erdenis Gurishta. Mbrojtja më e mirë plotësohet nga Alex Peralta (Bylis) dhe Mahamadou Dembele (Tirana).

Mesfusha përbëhet nga: Ardit Hila (AF Elbasani), Ian Soler (Tirana), Arbin Zejnullai (Egnatia)

Në majë të sulmit është votuar Peter Mandela Itodo (Dinamo City), ndërsa në krahë Emir Rashica (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani)

Për javën e 14-të si trajneri më i mirë është cilësuar Thomas Brdaric i Vllaznisë , pas fitores 2-1 ndaj Teutës në Shkodër.