Milot Rashica mund të ishte lojtar i Milanit verën e kaluar. Këtë e ka pranuar agjenti i tij, Altin Lala, i cili besonte se sulmuesi i Verder Bremen mund të kalonte tek kuqezinjtë, nëse Pioli do të zëvendësohej me Ralf Ragnick, sic ishte parashikuar. Gjermani e pëlqente shumë Rashicën dhe do ta merte patjetër në San Siro.
“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar” theksoi Lala në Zona Gol. Legjenda e Kombëtares kuqezi, Altin Lala shuajti të gjitha dyshimet e tifozëve, duke deklaruar se në sezonin e verës, Rashica do të largohet nga Werder Bremen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/