Rapo i rrëmben tre pikët në momentet e fundit, Laçi gjunjëzon Bylisin

Laçi ka arritur të marrë tre pikë me shumë vlerë në ndeshjen e sotme kundër Bylisit. Një gol në minutat e fundit ka sjellë edhe fitoren e klurbinasve, që tashmë kalojnë përkohësisht në vendin e 3-të, duke lënë pas edhe Partizanin.

Pjesa e parë nuk do të rezevonte gola, teksa ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura. Ndërkohë diçka krejt tjetër do të sillte fraksioni i dytë i lojës. Fillimisht Greca do të hapte serinë e golave, duke gjetur rrjetën në minutën e 57. Por vetëm 7 minuta më vonë, një top i kapur me dorë në zonë do të sillte edhe nëj 11 metërshj në favor të mallakastriotëve.

Bylisi do të barazonte kështu shifrat nga penalltia, por këtë herë përpara topit nuk do të ishte Hidi, teksa uruguajani Mocone do të ishte ai që do të shënonte. Megjithatë një grushtim jo i duhur nga Isli Hidi vetëm 4 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt do të lihej pa u shfrytëzuar nga kurbinasit. Ishte pikërisht Rapo ai që përfitoi në zonë dhe i dhuroi Laçit një fitore në momentet e fundit të takimit./Sport Ekspres/

 

 

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze.

Bylis: Hidi, Visente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe, Qardaku, Munjoz, Guindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *