“Donaruma mund të qëndrojë përjetë te Milani”. Pak fjalë por të qarta dhe të forta plumb! Mino Raiola, agjenti i shumë futbollistëve dhe kryesisht Xhixho Donarumës, ka folur në Napoli për “Football Leader”, teksa ka hedhur poshtë çdo zë që qarkullon për divorcin e portierit të ri kuqezi. “Duhen respektuar tifozët, sidomos ato inteligjentë. Që Donaruma të qëndrojë përjetë kuqezi është dëshira e tyre. Ironi? Nuk e njoh! Më lehtë të ikin kinezët se sa Xhixho”.