Rafael Leao përfundon në dëshirën e sheikëve të Francës, Milani do t’i vijë një ofertë ku nuk pranohet përgjigja…”JO”!

Rafael Leao është “shënjestra” e preferuar e skuadrës së PSG. Drejtuesit sheikë janë gati të paguajnë klauzolën e vendosur nga Milani prej 150 milionë eurosh. Largimi i mundshëm i Lionel Messi-t këta verë do ta detyrojë skuadrën të hidhet në sulm për portugezin e Milanit.

Kjo lëvizje radikale e PSG do të ishte e pamundur për tu refuzuar nga Milani. Skuadra italiane mund të përdorte 150 milionë euro për të blerë disa lojtarë cilësorë për të kompesuar boshllëkun që do të linte Leao. /Elio Hajdari-Sport Ekspres. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *