Skënderbeu pësoi një humbje të pastër në Gjirokastër sot dhe tashmë është vetëm 6 pikë mbi Flamurtarin ndjekës, por ajo që ra në sy në Gjirokastër ishte nervozizmi i tepruar i kroatit Mark Radas.
Një ndër veteranët e Skënderbeut dhe zakonisht ndër lojtarët më të qetë në fushë e jashtë saj, Radas në minutën e 73-të doli me karton të kuq.
Shkaktoi një faull, mori karton të verdhë dhe u acarua sepse kishte pësuar një ndërhyrje të ashpër më herët.
Megjithatë, duke dalë nga fusha Radas e teproi, duke filluar të shante me zë e gjeste tifozët në tribunë, që me sa duket po e ofendonin. Tifozët atë punë kanë çdo ndeshje, futbollistit nuk i falet gjest i tillë.
Me shumë gjasa, Radas do të marrë 4-5 ndeshje pezullim.