Quhej si një prej talenteve më të mëdha te Barcelona, Puiq mërzitet nga jeta në Amerikë dhe kërkon të largohet nga qyteti i madh

Puig u rrit në Barcelonë dhe iu bashkua ekipit të parë në verën e vitit 2020. Shumë pretenduan se lojtari në fjalë mund të ishte Xavi i ri, por në fund nuk i përmbushi pritshmëritë. Në atë kohë, klubi besonte se Puig duhet të shkonte në huazim në një ekip ku do të luante më shumë, por futbollisti refuzoi sepse mendonte se mund të luftonte për një shans në Barcelonë. Në klubin katalanas ndryshuan trajnerë, por në fund askush nuk i dha hapësirë.

Këtë verë Puig e kuptoi se statusi i tij nuk do të ndryshojë dhe i befasoi të gjithë duke vendosur të shkojë nga Barcelona në MLS sepse është vetëm 23 vjeç dhe kishte disa oferta nga Spanja dhe Italia, por pranoi ftesën e LA Galaxy.

23-vjeçari ka kaluar një formë fantastike dhe më në fund ka treguar se ka potencial të madh. Përgatitjet për sezonin e ri në MLS janë gati të fillojnë, por ka pasur spekulime se Puig mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga LA Galaxy pas vetëm gjysmë viti pasi është mërzitur në këtë vend. Katalanas Sport shkruan se kanë mbetur pa fjalë në klub kur Puig u ka thënë se ishte i mërzitur në Los Angeles dhe se mënyra e jetesës ishte krejtësisht ndryshe në krahasim me Barcelonën.

Puig-un e shqetëson që qyteti është vërtet i madh dhe që duhet të shkojë në çdo vend me një makinë, teksa gjithçka nuk është aq e aksesueshme për të sa në Barcelonë. Për shkak të kësaj, ai kalon shumicën e kohës në shtëpinë e tij dhe nuk është çudi që të jetë mërzitur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *