Shkumbin Qormemeti vijon të konfirmohet si një menaxher mjaft i fuqishëm, i aftë të çojë futbollistë cilësorë në shumë kampionate, çka tregon se ka lidhje të rëndësishme.
Sot Qormemeti ka realizuar një ndër transferimet më të rëndësishme në karrierë, sepse është zyrtarizuar transferimi i mbrojtësit Ognjen Vranjesh nga AEK-u tek Anderlehti.
Futbollisti 28-vjeçar i Bosnje-Hercegovinës ka një karrierë të rëndësishme, duke luajtur në Serbi, Rusi, Turqi, Spanjë e prej janarit 2017 tek AEK-u, ku në sezonin e fundit u shpall kampion.
Anderlehti ka paguar 3 milionë euro për ta blerë, ndërsa Qormemeti realizon transferimin e radhës me gjigantët belgë, sepse më parë ka çuar edhe Kristal Abazajn aty.