“Qeveria shqiptare po na lufton”, Gilman Lika ngre zërin: E siguroj, lojtarë shqiptarë që diskutojnë bukën e gojës

Nga Klaudio Ndreca

Gilman Lika e ka ngritur zërin për padrejtësinë që po i bëhet futbollit në Shqipëri, teksa ende nuk është marrë vendimi për këtë komunitet që ka të punësuar rreth 30.000 njerëz. Lojtari i Vllaznisë shprehet për “Ora News” se kjo duket të jetë si një luftë që po i bëhet direkt sportit, për ta lënë të fundit, ndërsa të gjitha bizneset e tjera e dinë fatin e tyre. Gjithashtu sulmuesi siguron se në Shqipëri ka shumë lojtarë që diskutojnë bukën e gojës.

”Rri me atë shpresën që të kthehemi sa më shpejt në fushën e blertë. Duket sikur qeveria shqiptare po lufton futbollin, duke qenë se po hapet biznese, kurse futbollin po e lenë për në fund. Ia siguroj se shumë futbollistë shqiptarë diskutojnë edhe për bukën e gojës. Sigurisht që ne duhet ta falenderojmë federatën për atë fond që kanë caktuar, por është diçka shumë minimale.

Vështirësia për praktikimin e besimit? Sigurisht që ka atë mangësinë e vetë kjo sitatë sepse na mungon ajo atmosfera e faljes apo e grumbillimit në xhami ose iftar së bashku. Por ka edhe një pjesë tjetër të mirë që kemi qenë më afër familjeve tona dhe kemi qenë më të bashkuar. Duhet të marrim vendim sa më parë, duhet t’i hedhin sytë te futbolli sepse është një komunitet shumë i madh dhe nuk duhet lënë pas dore siç është bërë për momentin”, shprehet Lika. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online