Zhoze Murinjo do ta ndjekë Kupën e Botës si tifoz, por mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes, sepse do të jetë në Rusi për të marrë pjesë në një emision televiziv dhe ndërkohë ka dhënë edhe parashikimin e tij për kompeticionin me të rëndësishëm në planet.
Trajneri i Mançester Junajtid sheh në gjysmëfinale Portugalinë e tij: “Gjysmëfinalja e parë do të jetë Brazil-Portugali. E di që do të më akuzoni se nuk jam neutral, por unë them që fiton Portugalia”.
Finalisti tjetër: “Shoh gjysmëfinale mes Argjentinës e Gjermanisë dhe e di çfarë dua në finale, Argjentina fiton”.
Vendi i tretë: “Hakmarrja e Brazilit për humbjen 7-1 para 4 vitesh. Brazili del i treti”.
Po finalja? “Pres barazim, shtesa dhe më pas do të zgjidhet me penallti. Do të gjuajnë 11 lojtarë, penalltitë e fundit do t’i gjuajnë Mesi e Ronaldo. Reston po ia lë imagjinatës suaj”. I zakonshmi Murinjo!