“Qeshëm të gjithë dhe në fund hapëm shampanjën”, presidenti i Benfikës tregon si ia hodhi Liverpulit: Kishim më të mirë se ai

Darvin Nunez u transferua në radhët e Liverpulit për një shifr prej 100 milionë eurosh në total. Klop deklaroi disa ditë më parë se kishte rënë në dashuri me lojtarin që në momentin kur e pati kundërshtar në fushë në Ligëm e Kampionëve. Por nëse gjermani mendon se ka shpenzimi ia vlen për uruguajanin, në krahun tjetër, presidenti i Benfikës ndihet sikur ka fituar lotarinë me këtë transferim.

Rui Kosta zbulon se priste një ofertë jo më shumë se 45 milionë euro, por kur pa shifrën e ofruar nga Liverpuli e rriti kërkesën në 100 milionë euro. Shitja e Nunezit është festuar me shampanjë në zyrat e Benfikës, që kurrsesi nuk e kishin imagjinuar se do të përfitonin kaq shumë prej tij, pasi siç edhd vetë presidenti thotë: “Kemi pasur sulmues më të mirë në skuadër”.

“Kur morëm vesh se Liverpuli ishte i interesuar po shpresonim të merrnim një ofertë 40-45 milionë euro, sepse Darvini kishte një sezon të mirë. Dy ditë më vonë morëm me faks një ofertë 80 milionë euro plus bonuse nga Liverpuli. Dhoma shpërtheu në të qeshura. I thashë asistentit tim të dërgonte një faks mbrapsht për të kërkuar 100 milionë euro bashkë me bonuset. Mëngjesin tjetër një ofertë e re me vlerë totale prej 100 milionë euro mbërriti. Bota është çmendur, kemi pasur sulmues më të mirë në skuadrën tonë. I thashë asistentit tim të hapte një shishe shampanjë, u ndjemë sikur kishim fituar lotarinë”, ka thënë Rui Kosta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *