“Qendër stërvitore moderne & kushte shumë të mira për të punuar”, Silvinjo tregon se si FSHF ka projektuar sukseset kuqezi

Ndeshja historike që solli kualifikimin ndaj Moldavisë, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e të ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF, ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë.

Përsa i përket të ardhmes Silvinjo tha se Shqipëria duhet të mësohet të luaj në Europian, ndërsa shtoi se duhet të synohet edhe kualifikimi në Botëror.

Ndeshja me Moldavinë & dhe mbështetja e tifozëve – “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda, ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë për shembull ishte çmenduri. Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë në një ndeshje transferte dhe kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme”.

Përzgjedhja & njohja e lojtarëve – “Përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League, Bundesligë, ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Europë për të parë dhe takuar lojtarët”.

Investimet e FSHF – “Gjithçka shkon në drejtimin e duhur dhe kushtet që na ka ofruar FSHF janë shumë të mira. Kemi tashmë një kompleks stërvitor modern, qendrën e fizioterapisë, palestër dhe zyrat tona ku ne punojmë çdo. Kemi video-analistë, trajnerë të përgatitjes atletike, pastaj vjen edhe pjesa teknike. Në këtë mënyrë dhe me këto kushte futbolli në Shqipëri po zhvillohet shumë mirë. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit është rritur shumë ndër vite në çdo aspekt. Nga këtu niset gjithçka, punohet shumë me një staf të madh njerëzish të cilët mendojnë dhe punojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe kjo është diçka e bukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *