Sulmuesi i ri Francesco Camarda theu rekorde të shumta dhe u bë lojtari më i ri në histori që shënon në të tre garat nën moshën 19 vjeç (Kampionati, Kupa dhe UEFA Youth League). Edhe pse është 15 vjeç, ai luan për ekipin U19 kuqezi dhe po bën gjëra të mahnitshme, ndërsa ka shënuar 450 gola që nga fillimi i karrierës.
Milani sot luajti kundër Virtus Entella-s në Kupën e të rinjëve dhe shënoi një tjetër hat-trick, ndërsa ekipi i tij fitoi 7-0. Për më tepër, ky sukses i tij u arrit brenda 30 minutash. Pavarësisht se luan me lojtarë që janë disa vite më të mëdhenj, Camarda po bën diferencën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/