Qazim Laci ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka firmosur për Spartan e Pragës në ditën e djeshme. Tani është koha që të provohet një eksperiencë e re, ndryshe nga më parë.
Mbi këtë moment të veçantë të Qazimit ka reaguar edhe babai i tij, Emini. “Shpirti i babit, për ty sot fillon një karrierë e re te Sparta e Pragës. Të ndihmojë Zoti, jam shumë i lumtur për ty se nuk u përkule kurrë, por i ngjite shkallët e futbollit një nga një”, shkruan mes të tjerash Emini. /Sport Ekspres/