Makina luksoze e Kristiano Ronaldos, Buggati Veyron, ka pësuar një aksident në ditën e sotme. Me 1200 kuaj fuqi dhe vlerë prej më shumë se dy milionë euro, punëtori i portugezit ishte në kontrollin e saj në Mallorca. Sipas trajektores dhe gjurmës së lëna nga gomat, u zbulua se shoferi e humbi kontrollin e makinës.
Fuqia e madhe e saj shtytëse e bëri të pamundur që të evitohej përplasja, pavarësisht përpjekjeve të shumta të personit që ishte në timon. Makina luksoze u përplas me një godinë ku gjendeshin disa bombola gazi, por nuk kishte asnjë dëm serioz për pasagjerët e automjetit. /Sport Ekspres/