Gjithmonë është thënë se Asllani bën një punë fantastike të padukshme, që te Shqipëria merr vlerë më të madhe. Për ta kuptuar më mirë, duhet të shohim minutën e 75 deri në fund të takimit, ku lojtari i Interit u ul në stol.
Në ato momente, mesfushorët e Shqipërisë e kishin të pamundur të nxirrnin topin nga zona e tyre. E gjitha kjo për shkak se Asllani e bënte shumë lehtë këtë punë.
Nxjerrja huq e kundërshtarëve me një lëvizje trupi, driblimi, fantazia dhe pasimi i saktë bënte që kuqezinjtë të mos hasnin shumë probleme për daljen nga mesfusha më herët. Sapo kjo përgjegjësi i ra Ramadanit u kuptua në fakt vlera e madhe e Asllanit. /Sport Ekspres/