Barcelona e ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Getafes, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Kjo përballje pritet të shihet me shumë interes nga sportdashësit shqiptar, pasi ndodhet edhe sulmuesi Rei Manaj.
Por ky i fundit nuk do ta nisë nga minuta e parë këtë përballje. Kjo pasi trajneri Setien ia ka besuar sulmin treshes Mesi-Griezman-Ansu Fati. Futbollisti shqiptar gjendet në stol dhe do të presë momentin e tij për të debutuar në pjesën e dytë në “Camp Nou”. Por deri atëherë, na mbetet vetëm të presim për atë që do të ndodhë me takimin që nis në 16:00. /Sport Ekspres/