Pas librit “Unë jam Zllatan”, Ibrahimoviç ka publikuar trailerin e filmit me po të njëjtin emër. Në këtë film është një përshtatje e autobiografisë së shkruajtur nga vetë sulmuesi i Milanit të vitin 2014.
Në film do të tregohet historia e fëmijërisë së Ibrahimoviç në Malmo, një ‘periferi e ashpër dhe e pa privilegjuar’ në të cilën prindërit e tij emigrantë u zhvendosën në 1977.Do të tregohet se si edukimi i tij qe i vështirë, i cili përfshinte babanë e tij musliman boshnjak dhe nënën kroate katolike të divorcoheshin kur ishte vetëm 2 vjeç.
Aktorë të shumtë u zgjodhën për të luajtur 39-vjeçarin në faza të ndryshme të jetës së tij, nga i riu i praptë, te adoleshenti i talentuar. Një aktor i quajtur Granit Rushiti, i cili është me kombësi shqiptarë do të jetë gjithashtu pjesë e filmit të Zllatan Ibrahimoviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/