Nevil Dede ka komentuar ndeshjen mes Islandës dhe Shqipërisë që përfundoi në shifrat 1-1. Trajneri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, duke i renditur gabimet trajnerit Reja. “Duhet të kuptojmë që kishim përballë një Islandë, që në sulm po të luante me një lojtar që është pjesë e Real Madrid B. Këtë rival kishim përballë ne, vlerat tona nuk diskutoheshin fare ndaj tyre. Por ne, çfarë bëmë?
Pjesa e dytë ishte me zero gjuajtje në portë, po luanim me 7 lojtarë me tipare mbrojtëse, zëvendësimi i parë në minutën e 74 dhe krosonim vetëm nga krahët kur Islanda është mirë fizikisht dhe në luftën në ajër. Po Seferi pse u ndërrua, kush ma shpjegon dot? Pse e hoqi Taulant Seferin nga fusha”, pyet Dede. /Sport Ekspres/