Prozhektorët janë mbi Rei Manajn, për herë të parë vlen “moskokëçarja” e sulmuesit

Formacioni i Rejës kundër Polonisë nuk dihet ende dhe mund të ketë surpriza, por e sigurt është përfshirja e Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar që kaloi verën e nxehtë të Katalonjës është ende më i përfolur i momentit.

Katër gola të shënuara në miqësore nuk janë keq për Manajn me ekipin e parë të Barcelonës. “Më kanë thënë se është në super formë, ta shohim në stërvitje”. Kështu do të shprehej Reja dhe Manaj i përgjigjet me një super gol me “biçikletë”.

Ovacionet vijnë nga stafi dhe lojtarët: “Po Manaj vjen nga Barcelona”. Por nga ana tjetër te sulmuesi ndodhet i gjithë presioni për të bërë diferencën sonte. Pasqyrimi mediatik i golave të tij dhe njëkohësisht shansi i marrë te Barcelona nuk shmangën dyshimet e shumë prej tifozëve mbi aftësitë e tij.

Nëse Manaj do të zhgënjej ndaj Polonisë, atëherë do të jetë i kryqëzuari i parë. Në të kundërt kthehet si hero dhe harrohen gjithë fjalët negative për të. Pra bëhet fjalë për shumë presion dhe për herë të parë “moskok?çarja” mund të vlejë për t’u mos asfiksuar nga opinioni sportiv dhe ajo që pritet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *