Një protestë gjeniale dhe për t’u përshëndetur është ajo e tifozëve të Lille. Të shpallur kampion në sezonin e shkuar në Ligue 1, ky sezon është tërësisht për t’u harruar në skuadrën ku luan edhe Edon Zhegrova. Në vendin e 10 pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, një tjetër humbje erdhi në mbrëmjen e djeshme në derbin me Monacon, në shifrat 2-1.
Por vëmendjen kryesore e morën tifozët e Lille. Disa prej tyre kanë dalë në tribunë me rroba plazhi dhe i kthyen ulëset e stadiumit si të ishin rërë, duke luajtur volejboll. Mesazhi ishte i qartë për lojtarët e Lille: “Jeni me pushime? Po edhe ne”. /Sport Ekspres/
Some of the ultras from the French side Lille OSC taking a ‘holiday’ during the match because of the poor results and lack of motivation of the team ??? pic.twitter.com/FjEAeuoxxd
— Casual Ultra (@thecasualultra) May 7, 2022