Pronari i PAOK-ut Ivan Savidis kërkon falje për futjen në fushë ndaj AEK-ut

Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, ka kërkuar falje publike për futjen në fushë gjatë ndeshjes së Superligës greke të dielën, në një kohë që në brez kishte një armë.

Në minutën e 89-të plasi kaosi për një gol të shënuar nga PAOK-u, që arbitri nuk dinte ç’të bënte, sepse kishte një pozicion jashtë loje në momentin e golit, por nuk u kuptua ishte pasiv apo aktiv dhe arbitri kryesor fillimisht vendosi ndryshe nga anësori, duke bërë rrëmujë totale, sepse herë akordohej gol e herë pozicion jashtë loje, derisa pas ndeshjes u mësua se arbitri e kishte konsideruar golin të rregullt dhe Superliga greke e ka zyrtarizuar rezultatin final 1-0, në pritje të ndonjë ndëshkimi nga Federata greke, pasi PAOK zor se ia hedh paq.

Savidis u fut në fushë dhe pamjet e tij me armë në brez bënë xhiron e botës, ndërsa qeveria greke pezulloi kampionatin.

Ndërkaq, Savidis ka publikuar sot një deklaratë për shtyp, ku ka kërkuar falje: “Dua t’u kërkoj falje gjithë tifozëve të PAOK-ut, tifozëve grekë, komunitetit global të futbollit. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Qartësisht nuk më lejohet të hyj në fushë në atë mënyrë.

Reagimi im emocional u shkaktua nga situata negative që mbizotëron në futbollin grek dhe nga ngjarjet e papranueshme dhe aspak sportive që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK – veprimet e arbitrit dhe anësorit (gol – pozicion jashtë loje – gol), ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe futja në fushë e dhjetëra njerëzve nga të dy skuadrat.

“Më besoni, nuk kisha qëllim të përzihesha me skuadrën kundërshtare apo arbitrat. Dhe qartësisht nuk kërcënova askënd. Për fat të keq, si unë, ashtu edhe familja ime, si dhe kolegët e mi, kemi qenë pengje të organizatës krejtësisht të sëmurë të futbollit.

“Unë po sforcohem dhe do të vazhdoj të luftoj, pavarësisht nga sulmet konstante që më vijnë nga të gjitha anët, për një futboll të ndershëm, me arbitra të ndershëm në çdo ndeshje dhe për të fituar kampionatet në fushat e fushat e futbollit, jo në sallat e gjyqeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *