Programi/ Java e 17 e Superiores, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën ditë
Pasi lamë pas ndeshjet e mesjavës në Kategorinë Superiore, do të kemi edhe përballjet e javës së 17 të kampionatit shqiptar, që janë programuar të luhen në fundjavë. Më saktësisht, të gjitha takimet do të zhvillohet në ditën e dielë.
Sipas programit tre prej ndeshjeve do të nisin në orën 13:00, ndërsa Kukësi-Skënderbeu dhe Partizani-Vllaznia që janë edhe ndeshjet më të forta, do të nisin në orën 16:00. Sigurisht që për t’u mos humbur është edhe ndeshja mes Laçit dhe Tiranës. /Sport Ekspres/
E dielë 22 dhjetor
Laçi-Tirana 13:00
Flamurtari-Teuta 13:00
Bylisi-Luftëtari 13:00
Kukësi-Skënderbeu 16:00
Partizani-Vllaznia 16:00