Probletet për Barcelonën nuk kanë të ndalur. Pas largimeve të Messi dhe Griezman, tashmë katalanasit do të humbin një tjetër lojtar. Futbollisti i skuadrës, Alex Collado nuk mund të regjistrohet nga La Liga për shkak të kalimit të afateve.
Djaloshi ishte pranë transferimit tek Sheffield United në Angli, por anglezët ndryshuan planet në momentin e fundit. Barcelona tashmë e ka të pamundur ta mbajë lojtarin dhe për këtë arsye duhet ta huazojë ose ta shesë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/