Problemet e Spanjës, Infantino: Itali, të ishe kualifikuar në fushë!

Prej ditësh po flitet për probleme mes qeverisë spanjolle dhe federatës së vendit iberik, çka ka bërë që edhe FIFA të ndërhyjë, duke kërkuar respektim të autonomisë së federatës, pasi përndryshe do të ketë sanksione, që do të thotë se Spanja rrezikon edhe pjesëmarrjen n Kupën e Botës. Natyrisht, është një paralajmërim dhe rreziku që Spanja të mos shkojë n Botëror është fare minimal, por aq është dashur që në Itali të shkruhet se Italia mund të përfitojë nga një përjashtim i mundshëm i Spanjës.

Por si është e vërteta? E sqaron presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili ka qenë në Itali këto ditë dhe deklaron: “A ekziston mundësia që Italia të ripeshkohet për në Kupën e Botës? Kualifikimi duhet siguruar në fushë. Në aspektin sportiv, fakti që nuk shkon Italia në Botëror është një tragjedi sportive për italianët, por duhet të jetë një stimul, duhet mësuar nga disfatat, duhet punuar shumë dhe Italia di ta bëjë këtë gjë. Duhen më shumë fakte e më pak fjalë, duhen reforma, rinovim, duhet shkuar në rrënjët e problemeve, për të përmirësuar gjërat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *