Probleme me financat, por premtohet edhe Haland! Paradoksi i Barcelonës, Laporta: Të gjithë lojtarët e mëdhenj mendojnë të vijnë këtu

Pas transferimit të Ferran Torres nga Manchester City i cili nuk po rregjistrohet ende në La Liga për shkakun e situatës jo të mirë financiare të katalanasve, Barcelona është shumë pranë afrimit të sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata. Presidenti i Barcelonës, Laporta nuk mohoi gjithashtu një transferim të sulmuesit më të përfolur të momentit, Erling Haaland, duke deklaruar se sulmuesit më të mirë në botë shkojnë gjithmonë tek katalanasit.

“Të gjithë lojtarët e mëdhenj mendojnë t’i bashkohen Barcelonës. Ne jemi ende një pikë referimi në tregun e transferimeve”, tha Laporta kur u pyet për shanset e ardhjes së Haaland verën e ardhshme dhe emrave të tjerë të mëdhenj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *