Të gjithë futbollistët janë kthyer te Skënderbeu, me përjashtim të Afrim Takut. Mesfushori kryeqytetas udhëtoi drejt Amerikës, ku ka familjen e tij. Taku ka lajmëruar dje drejtuesit e klubit korçar se do të vonohet disa ditë të tjera dhe nuk mund të mbërrijë në afatin e caktuar në Antalia, sepse po rinovon dokumentet dhe duhet patjetër të presë, sepse në të kundërt nuk mund të shkojë më në Amerikë.
Mesfushori ka bërë aplikimin për rinovimin e dokumenteve dhe është në pritje, por do të humbasë ditët e para në Antalia. Në Antalia do të mungojë një lojtar me vlera për Skënderbeun, pasi Afrim Taku fitoi shpejt vendin e titullarit dhe arriti të shënojë gola të rëndësishëm. Porosia e fundit e trajnerit Dajë për Takun ka qenë që të vijojë seancat stërvitore në Amerikë për të mos humbur formën.